[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E konstaton Berisha – “Rama merr përsipër vjedhjen e parave”



Ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka deklaruar sot se kreu i qeverisë Edi Rama ka marrë përsipër vjedhjen e parave të bankës në rrugën e Rinasit.

Konkluzioni i Berishës vjen pas “Komunikimit Javor” të Kryeministrit Edi Rama i cili foli për vjedhjen e 3.2 milionë dollarëve.

Postimi i Berishës ne FB

Rama merr persiper vjedhjen e parave.
Ai deklaroi se rruget i kemi te sigurta por bankat i vjedhin bankat!

Te dashur miq, Edi Rama merr persiper vjedhjen e parave. Ai deklaroi sonte ne monologun e tij, se rruget i kemi te sigurta por parate e bankave i vjedhin bankat! Perveç kesaj, Edvini, per te mbuluar dhe justifikuar vjedhjet 4 here te bankave ne pisten e avioneve dhe ne Qafe Kashar, ne monologun e tij trilloi si i semure psiqik halucinant dhe deklaroi se me perpara jane vjedhur 32 here bankat, nderkohe qe, ne 23 vite eshte regjistruar vetem nje vjedhje e parave gjate transportit te tyre.

Rama duke deklaruar se rruget i kemi te sigurta dhe se fajin per vjedhjen e parave e kane bankat, pohoi qarte se parate i vjedh shteti pasi ne rruge te sigurta perveç atij qe i siguron rruget nuk mund te vjedhe kush tjeter!