Zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano, e ka konfirmuar se edhe sot do të vazhdojnë takimet në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Ai në një përgjigje për klankosova.tv tha se takimet do të jenë në nivelin e kryenegociatorëve, të pranishëm do të jenë Besnik Bislimi edhe Petar Petkoviq.
Gjatë ditë së djeshme emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar ndaras në Bruksel dy udhëheqësit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e nivelit teknik, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për të diskutuar mënyrat për ta gjetur zgjidhjen për situatën e krijuar në veri./Botapress.info/