E kishin kthyer qendrën e masazhit në ‘vatër’ prostitucioni, kapet administratorja dhe…

Policia ka arrestuar 3 vajza me akuzën e ushtrimit të prostitucioni në Tiranë. Operacioni u krye pas një hetimi disa mujor nga policia, e cila kishte konstatuar se në një ambient në kat të dytë të një pallati në rrugën “Luigj Gurakuqi” ushtrohej prostitucion.

Pas ndërhyrjes është kapur fillimisht një 21-vjeçare që e kishte regjistruar biznesin në emrin e saj sie dhe dy vajza të tjera, njëra 26 vjeçe dhe tjera 25 vjeçe, të cilat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit”, njofton policia.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, pas hetimeve disamujore.

Operacioni policor i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratorja.

Gjithashtu arrestohen në flagrancë punonjësja e qendrës së masazheve, së bashku me një klient.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, si dhe pas transmetimeve të pamjeve filmike në një nga emisionet investigative, u finalizua operacioni policor i koduar “Camouflage 22”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

– E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm, transmeton Botapress.info

ngjashme