Kreu i “Republika Srpskas”, Miloar Dodik, ka thënë sot se e kanë përgjuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje e Hercegovinë. Ndaj deklarimeve të radikalit Dodik ka reaguar ambasada e SHBA-së në Sarajevë, duke thënë gjërat që i thonë privatisht i thonë dhe publikisht.
Zyra diplomatike e shtetit më të fuqishëm në botë ia ka bërë me dije Dodikut se Washingtoni mbetet i përkushtuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe kanë shtuar do të kundërpërgjigjen për çdo lëvizje kundër marrëveshjes së Dejtonit, raporton Gazeta Express.
“Ajo që ne themi privatisht është e njëjtë me atë që themi publikisht – Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të Bosnjë-Hercegovinës, dhe ne do t’i përgjigjemi çdo aktiviteti destabilizues, anti-Dayton”, ka shkruar ambasadori Murphy.
Ai tutje ka thënë se zhurma e Dodikut nuk mund të ndryshojë faktin bazik që “Republika Srpska” nuk është shtet.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Do dërgojmë të tjera armë në Ukrainë
“Të gjitha zhurmat e z. Dodik nuk mund të ndryshojnë faktin themelor që Republika Srspka nuk është shtet. Është një nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës. Vrapimi i tij për një “Srpska të Pavarur në Bosnje e Hercegovionë” nuk po mbron Republika Srpskan apo banorët e saj, por është luajtje kumar me të ardhmen e tyre”, ka potencuar tutje ambasadori i SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murhpy./GazetaExpress/