Një veprim aspak i mirë është parë gjatë ditës së djeshme në njërën prej kafiterive në Prishtinë dhe që ka irrituar qytetarët që ishin prezent në hapësirat e kësaj kafiterie, shkruan Gazeta Botapress.
Lexues të Gazeta Metro kanë dërguar fotografi dhe kanë pohuar se në këtë kafiteri, një grua i ka vendosur enën e porcelanit qenit të saj që të ha në të. Ky veprim i ka irrituar shumë qytetarët dhe e kanë quajtur si gjë të pështirë.
Ky lexues i ka thënë Metros, se porcelani që i ka vendosur pronarja qenit, është i kafiterisë dhe në të shërbehen produkte ushqimore.
Më poshtë keni fotografitë. /Botapress.info/