E fundit: Mbytet i riu në plazh…

Një 30-vjeçar është mbytur në plazhin e Spillesë. I riu Denis Xhelo ka qenë duke notur, kur është mbytur në ujë.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 23.08.2022, shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Botapress.info/

ngjashme