E fundit: Hakerat nga Irani marrin të dhëna sekrete, kanë hyrë edhe në financat e shtetit (Detaje të reja)

Sulmet e fundit kibernetike sipas institucioneve ligj-zbatuese kanë dyshime se janë kryer nga celula terroriste me qëllim kryerjen e akteve terroriste gjatë samitit të Muxhehdinëve, që ishte parashikuar të mbahej këtë të shtunë.

LEXO EDHE KETE

Publikohet fotografia e mërgimtarit që privua nga jeta në Skënderaj

Kjo vërtetohet edhe nga disa dokumente, që vetë hakerat kanë publikuar në disa faqe, që në Shqipëri nuk hapen. Në faqet e hakerave janë publikuar dokumete orgjinale, ndër të cilat kërkohej edhe moslejimi i samitit të opozitës iraniane. Një ditë përpara samitit ai u anulua me kërkesë të autoriteteve shqiptare pasi kishte informacione se do kryenin alte terroriste.

Dy ditë më parë Fax News publikoi të dhënë mbi rrezikun, ku vendi ynë ishte rrezik potencial për kryerjen e akteve terroriste. Nga informacionet e siguruara u mësua se agjentët e anti-terrorit në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera ligj-zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë kishin identifikuar personat me potencial që mund të kryenin akte, por frika ishte tek nënfraksione të tjera të celulës, apo persona të tretë të rekruetuar që nuk ishin identifikuar, ndaj edhe u kërkua pezullimi i Samitit.

Hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke hyrë në serverat e dokumenteve zyrtare, morën prej andej dokumente të ndryshëm, duke i publikuar ato në faqet e tyre. Referuar disa dokumeteve të publikuar në faqe shihet qartë se hakeruesit kanë hyrë thellë në dokumentet sekrete të shtetit. Mes dokumenteve është edhe një shkresë e ministrisë së Financave, duke treguar që hakerat kanë hyrë edhe në financat e shtetit. Megjithëse ngritjen e E-Albanias, ende disa shërbime janë jofunksionale. Ky është rasti parë që serverat e shtetit shqiptar pësojnë një sulm kaq të rëndë kibernetik.

“Duke qenë se ka dyshime se sulmet janë kryer nga Irani, në lojë kanë hyrë dhe agjesitë sekrete të partnerëve ndërkombëtar për parandalimin dhe kthimin në normalitet të serverave”, thanë burime të sigurta për Fax News.

Të njëjtat burime u shprehën se prej 2018, në bashkëpunim me partnerët ndorkombëtar përvec rasteve të bëra publike ku janë dëbuar edhe zyrtarë të lartë iranianë, janë parandaluar edhe të paktën dy raste ku është tentuar të kryhen akte terroriste që janë parandaluar. Burime kofidenciale i thanë Fax News se objektiv i këtyre sulmeve ka qenë kreu i një misionari fetar në vendin tonë. Ndërkohë hetimet e anti-terrorit dhe SPAK janë në vijim, ku po behet këqyrja e laptopeve telefonave e sendeve te tjera të sekuestrara në banesat e shtetasve që dyshohet se ishin pjesë e kësaj celule, shumica e të cilëve janë ish anëtarë të MEK.

ngjashme