• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

E fundit: Escobar nesër në Kosovë, mbledh sërish krerët e Opozitës

nga Bota Press
18 Tetor, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, vjen nesër në Prishtinë. Siç merr vesh Gazeta , ai do t’i mbledhë edhe krerët e opozitës në Ambasadën amerikane.

Një javë pasi sekretari amerikan, Antony Blinken, bisedoi përmes telefonit me Kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i SHBA-së për dialogun vjen në Prishtinë. Edhe kësaj radhe me një “mision më të gjerë”.

Gazeta mëson se, përveç takimit me qeveritarë, Escobar ka ftuar tre kerët opozitarë, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn nga AAK-ja, për një takim në Ambasadën amerikane në Prishtinë. Takimi pritet të mbahet nesër në mesditë.

Kjo është hera e dytë brenda muajve që i angazhauari special i Presidentit amerikan, Joe Biden, vjen në Kosovë dhe mbledh opozitarët.

Herën e fundit, Escobar ka darkuar me të gjithë krerët e partive opozitare parlamentare, së bashku, në rezidencën e ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Atë kohë, emisari amerikan erdhi në Kosovë, pak ditë para afatit kur pritej të hynin në fuqi dy vendimet e Qeverisë për zbatimin e marrëveshjeve për reciprocitet në dokumente dhe targa të Serbisë. Ndërkombëtarët që po i druheshin eskalimit të situatës zbarkuan në Prishtinë.

Javëve të fundit është intensifikuar ndërhyrja e ndërkombëtarëve në dialogun Kosovë -Serbi.

Përveç telefonatës së Sekretarit Blinken me Kryeministrin Kurtin dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuciq, janë angazhuar edhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe Presidenti Emmanuel Macron. Spekulohet se këta të dy u kanë dërguar Kurtit e Vuciqit një propozim franko-gjerman, përmes këshilltarëve të tyre që vizituan Prishtinën e Beogradin në shtator. /Botapress.info/

Tags: Gabriel Escobarne KosoveVjen

Të ngjashme

Aktuale

Deputetja Kearns: Britania nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Hovenier: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës

nga Bota Press
31 Janar, 2023
Aktuale

Parlamenti Evropian mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

nga Bota Press
31 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë e Kosovës
  • Të gjitha kapjet e RTK-së nga partitë politike të Kosovës -Ja çka thoshte VV-ja për RTK-në më 2016!
  • Deputetja Kearns: Britania nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë
  • Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive
  • Ditari i Buzhalës: Hamdi Anti-amerikanët që na prishën me SHBA-në

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.