Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka thënë se është e shqetësuar me situatën në veri të vendit.
Në një deklaratë të mërkurën, ambasadori i ShBA-ve, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i shqetësuar se nuk janë krijuar ende kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore.
Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive për zgjedhjet në Veri
“Shtetet e Bashkuara dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës. Përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, duke përfshirë përdorimin e mjeteve shpërthyese, dhe rrezikimin e jetëve nuk është kurrë një metodë e përshtatshme proteste, në asnjë rrethanë”, ka thënë Hovenier.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar ende kushtet që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës”, tha ai./Botapress.info/