E fundi: Ukraina merr goditjen e rëndë nga Rusia, ja çfarë ndodh me qytetin e Melitopolit

Flamuri i madh ukrainas në Sheshin e Fitores të Melitopolit të pushtuar nga Rusia është hequr. CNN ka gjeolokuar dhe verifikuar vërtetësinë e fotove të postuara në rrjetet sociale. Gazeta lokale e lajmeve RIA-Melitopol postoi një nga fotot, duke thënë se flamuri u hoq nga punonjësit e punëve publike.

Trupat ruse morën kontrollin e Melitopolit më 26 shkurt. Të premten, njerëz të armatosur arrestuan kryebashkiakun e zgjedhur Ivan Fedorov dhe më vonë atë ditë zyra e prokurorit për rajonin separatist të mbështetur nga Rusia Luhansk e akuzoi atë për terrorizëm.

LEXO EDHE KETE

Çmenduri ruse, hedhin në erë municione në termocentralin bërthamor Zaporizhzhya

Që atëherë, kryebashkiaku i sapovendosur Galina Danilchenko ka urdhëruar transmetimin e kanaleve televizive ruse dhe ka tentuar të shpërndajë këshillin e qytetit në favor të krijimit të një Komiteti Popullor./Botapress.info/

ngjashme