E frikshme: Familjarët filmojnë momentet e fundit të babait që hidhet nga shkëmbi (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është filmuar në Spanjë, teksa një person hidhet nga shkëmbi për në det, por gjen vdekjen.

Bëhet fjalë për një baba që pushonte me familjen e tij në Spanjë.Pamjet u regjistruan nga një barkë në sipërfaqen e ujit, nga ku xhironin djali dhe gruaja e burrit fatkeq.Turisti 31-vjeçar holandez shihet që bëhet gati të kërcejë në ujë nga të paktën 30 metra lartësi, të enjten në ishujt Malgrats.

Ulërima tmerri dëgjohen si nga burri dhe nga ata që po regjistronin.

“Oh Zot!” thotë bashkëshortja e burrit para se filmimi i shkurtër të ndërpritet. Sipas raportimeve trupi i burrit që ende nuk është identifikuar, u gjet në ujë pas kërkimeve. Nuk është e qartë nëse autoritetet po hetojnë ngjarjen.

Hedhjet nga shkëmbinjtë janë mjaft të preferuara nga pushuesit në të gjithë Majorcan.

Viktiam kishte marrë me qera barkën që gruaja dhe i biri të filmonin hedhjes, siç raportonte Majorca Daily Bulletin.

ngjashme