[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E filluan karrierën si valltare erotike



Është e njohur se shumica kur duan të depërtojnë në Hollivud duhet të bëjnë shumë punë për të mbijetuar. Shpesh punojnë si banakierë, kamerierë, kopshtarë, kjo për të pasur mjaftueshëm para për të mbijetuar dhe për të shkuar në audicione. Por jorrallëherë aktorët e rinj pranojnë edhe punë jo aq të mira derisa të arrijnë momentin e tyre të madh, transmeton “Zeri.info”.

Më poshtë mund të shihni se disa nga yjet më të mëdhenj të kohës së sotme, dikur kanë punuar në klube striptizi.

Para se të depërtonte në Hollivud dhe të bëhej super e famshme me filmat e saj hit, Renne Zellweger ka punuar në një klub nate të striptizit, po jo si valltare erotike por si një kameriere. Tani ajo vlen 60 milionë dollarë.

Kendra Wilkinson kishte filluar të bëhej e famshme vetëm atëherë kur kishte filluar lidhjen me pronarin e revistës erotike “Playboy”, Hugh Hefner, dhe pasi kishte pozuar për këtë revistë. Mirëpo, para kësaj ajo ka punuar në klub striptizi, kur edhe ishte vërejtur nga Hugh derisa ajo po vallëzonte e zhveshur në shtyllë striptizi.

Kush do të mendonte se Catherine Zeta-Jones dikur ishte një valltare erotike. Ajo vetë e ka pranuar se ka punuar në klub striptizi, jo pse i nevojiteshin para për të mbijetuar, por për ta operuar hundën. Pasi e kishte bërë këtë, ajo ishte zhvendosur në Hollivud dhe ka arritur të bëjë një karrierë të suksesshme.

Channing Tatum kishte shkruar skenarin për filmin “Magic Mike”, i cili bazohet në përvojën e tij si një valltar erotik. Por më pas ishte zbuluar nga një fotograf, i cili i ka ndihmuar të depërtojë si model dhe më pas ka depërtuar edhe në aktrim dhe atë me sukses.

Për Lady Gagan nuk çuditemi që ka punuar si striptize, pasi edhe në shumicën e spoteve të saj ajo vallëzon si e tillë gati tërësisht e zhveshur, ndërsa pasuria e saj tani është 190 milionë.

Para se të bëhej i famshëm në Hollivud edhe Brad Pitt ka punuar si striptizer dhe ishte pjesë e grupit erotik të vallëzimit “The Dancing Bares”.