Pak më parë u raportua për të shtëna me armë zjarri në Podujevë, ku si pasojë 5 persona u arrestuar të cilëve edhe u sekustruan armë zjarri.
Burime të Indeksonline thonë se ata gjuajtën me armë në malet e Batllavës për shkak të fejesës së shokut të tyre.
Të njëjat burime tregojnë që 5 të arrestuarit janë nga: 1 Mitrovicë, 1 Gjakovë, 2 nga rajoni i Drenicës dhe 1 nga Podujeva.Pas festës me armë në Batllavë, ata u ndalën nga Policia gjatë rrugës në Lluzhan, ku më pas edhe u arrestuan.
Për momentin, ata gjenden në Stacionin Policor të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tregoi që atyre u janë sekuestruar një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë dhe një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop./Indeksonline/