• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

E ekzekutoi me dy plumba, e groposi dhe pak pas mesnate u kthye në Tiranë, zbardhet e plotë dinamika e ngjarjes

nga Bota Press
8 Nëntor, 2021
në Lajme, Shqipëri
ShareShareShare

Policia e ka të plotë tashmë dinamikën e ngjarjes në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe hedhjen në humnerë të trupit të tij. Blutë e Tiranës kanë arrestuar mikun e tij Fredi Rrushi pasi është i dyshuari kryesor për krimin në fjalë.

Ruzhdi Hoxha kishte humbur kontaktet me familjen dhe të afërmit që më datë 20 tetor, ku për herë të fundit u pa në shoqërinë e Fredi Rrushit.

Policia e shoqëroi atë në komisariatin nr. 5 si personi i fundit që ishte takuar me Hoxhën. Pasi deklaroi se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij, policia e arrestoi atë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku rezultonte i dënuar për trafik droge. Por tashmë, ai do të hetohet në vendin tonë për akuzën e vrasjes.

Por si arriti policia të gjejë vendin ku u vra e u hodh biznesmeni 43 vjeçar?

Pak ditë më parë, pranë Shkollës së Bashkuar u gjet celulari i thyer i Hoxhës. Kjo provë bëri që hetuesit për celularit, ndihmës së antenave telefonike të zbulonin itinerarin e lëvizjes dhe të këqyrnin kamerat e sigurisë përgjatë zonës.

Ato kishin fiksuar lëvizjen e Fredi Rrushit drejt Dajtit me mjetin “Passat”. Pak kërkimeve dy ditore me qen, në Qafë Mollë fillimisht u zbulua xhupi me njolla gjaku, e më pas trupi i pajetë i biznesmenit.

Grupi hetimor tashmë ka të qartë edhe itinerarin që Rrushi ka ndjekur nga zona e “3-shit” drejt Dajtit. Fillimisht, ai kishte telefonuar mikun e tij Ruzhdi Hoxhën 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur. Më pas kishte marrë një prej personave që ndodhej në tavolinë me Hoxhën. Rreth orës 23:00, Fredi Rrushi kishte shkuar ta merrte atë me makinë. Aty ndodheshin edhe dy persona të tjerë të cilët zbritën nga mjeti.

Dy miqtë, Rrushi e Hoxha vazhduan rrugën drejt Dajtit. Pasi kishte kryer krimin, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3 të mëngjesit, ku kishte hedhur edhe celularin e Hoxhës përgjatë rrugës. Si pistë kryesore të vrasjes, policia ka konfliktet e borxhit dhe parcelat me kanabis.

Tags: Elbasanruzhdi hoxhavrasje

Të ngjashme

Kosovë

Çfarë duhet të hani për iftar e syfyr që të keni agjërim më të lehtë?

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Lajme

Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Kosovë

“Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”

nga Bota Press
23 Mars, 2023
Ekskluzive

Korrupsioni qeveritar në vend, profesori amerikan: Raporti i DASh shqetësues për Kosovën

nga Bota Press
23 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Çfarë duhet të hani për iftar e syfyr që të keni agjërim më të lehtë?
  • Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë
  • Kuvendi sërish shkon në pauzë
  • Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina
  • “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.