Ka vdekur në moshën 54 vjeçare veterani Vehbi Mjekiqi.Ai ishte ish ushtar i UÇK-së dhe punëtor i KEK-ut, shkruan Botapress.info
Për vdekjen e tij njoftoi Sindikata e re e KEK-ut, e cila Mjekiqin e cilësoi si njeri të respektueshëm, punëtor shembullor dhe aktivist të devotshëm.
Varrimi i tij bëhet sot (7 tetor) nga ora 16:00, në fshatin Grabovc të Epërm./Botapress.info/