Ka ndërruar jetë anëtari më i vjetër i A.F.A.”Rugova”, Malë Kapllan Nikçi.Lajmin e ka bërë të ditur ansambli Folklorik Autokton Rugova, me anë të një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit në moshën 93-vjeçare ka vdekur Malë Kapllan Nikçi.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e Pejës, ndërsa funerali niset nga shtëpia e tij në Vitomiricë në ora 14.30./Botapress.info/