Dje, në moshën 52 vjeçare ka vdekur Ridvan Hyseni nga fshati Dedi e Komunës së Mitrovicës, shkruan Jepi zë. Hyseni ka qenë i punësuar si minator në Minierën e Trepçës në Stan Tërg. Ai është vlerësohej për punën dhe angazhimi i tij për shumë vite në ndërmarrjen si një punëtor shumë i zellshëm.
Por Hyseni ishte edhe ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës gjatë luftës së fundit në Kosovë.Për shërbimin e tij në mbrotje dhe çlirim të vendit nga pushtuesi serb, ka shkruar edhe bashkëluftëtari i tij, Jahir Nimani -Dedia.
Përmes një postimi në facebook, ai ka vlerësuar lartë bashkëfshatarin dhe bashkëluftëtarin e tij, Ridvan Hysenin, shkruan Jepi zë.
Postimi nga Jahir Nimani:
Lajmi per vdekjen tane sante ne moshen e re na tronditi dhe shum i dhimbshem per te gjith ata qe te njoften ty Kusherini bashkeluftetari jon i UÇK Ridvan Dedia.
Shum Luftetare te UÇK na lan ket Koh
Fizikisht nuk do jesh me ne mesin ton, por veprat e tua urtesia jote,kultura dhe sakrifica e luftes per Liri nuk dot vdesin kurr
Allahu i madh te past meshiru o vlla
Zoti te pranoft ne xhennet bashk me Pejgabmer,deshmor e shehit dhe gjith Muslimant
Lavdi jetes dhe vepres
Ngushllimet ma te sinqerta per Familjen e Ridvan Dedis e gjith Dedis e farefisit bashkeluftarve te Ridvani,i leht te qoft dheu i Kosoves o Trim!