Në përvjetorin e shkuarjes në amshim të djlait të tij Getuarit, babai Lul Hasani, një veprimtar e aktivist nga Ferizaji, e ka përkujtuar me këto fjalë:
Geti biri im!
Unë sot kisha dasht me të pas afër, me pi kafe me Ty, me folë me Ty, besa edhe me të nguc ngapak me ndonjë fjalë: “Get, ajo qika që po del me të, a është e Ferizajit apo e Prishtinës?”
Por, djali im, Geti im, unë sot po të shkruaj përkujtimin e parë për Ty!
Qenka rëndë, shumë rëndë! Kam aq shumë mall për Ty, kam aq shumë fjalë për Ty, kam aq shumë kujtime me Ty sa që më duhet një jetë e tërë të çmallem me Ty, të flas me Ty, të shkruajë një roman të pa fund për Ty!
Por, ti e di Geti, se unë e mami shpesh vijmë te ti, të sjellim lule te varri Yt, flasim e çmallemi me Ty, besa edhe përlotemi e mërzitemin për Ty, e pastaj ne kthehemi në shtëpi duke e kthyer disa herë kokën kah Ti, duke ta bërë me dorë Ty,…”Hajt, tung njëherë djali jonë se na vijmë përsëri me të pa Ty, me folë me Ty, me u çmallë me Ty’”
Pastaj vijmë në shtëpi e para motres tënde Gentianës e vëllaut Tënd Gentritit, apo Ukës sic e quajmë ne, mundoheni të bëhemi të fortë…
Gentiana, motra jote po do me ecë hapave të Tu. Po vizaton e pikturon gati krejt si Ti. Bile sot e ka përgatit një ekspozitë me pikturat e Tua.
Gentriti (Uka) vëllau yt shpesh po na i tregon në mëngjes ëndërrat e tij: “E kam pa andërr Getin!”
Mami pastaj po kërkon me ia tregu andrrën për Getin, e unë po ligem pak, bile nganjëherë nuk po mundem as me ndëgju deri në fund andrrën e Ukësn për Ty!
Geti, unë kam edhe shumë e shumë mall e fjalë me folë me Ty, por as malli e as fjalët nuk kanë fund për Ty!
Krejt çka po du me të thënë sot në këtë Përvjetor Tëndin janë këto fjalë:
M”ke ba krenar sa ke qenë gjallë!
U prehsh në Parajsë biri im!