Një shtëpi në Ishujt Kanarine i ka shpëtuar mrekullisht lavës së vullkanit. Në pamje shihet shtëpia e rrethuar me peizazhin e zi të mbuluar me derdhje vullkanike.
Përdoruesit e rrjeteve sociale e quajtën atë “shtëpi e mrekullisë”. Pronarët e saj, një çift i pensionuar danez, të cilët nuk ndodhen në ishull, thanë se u ndien të lehtësuar që shtëpia ende po qëndron, sipas personit që e ndërtoi atë, Ada Monnikendam.
“Ne të gjithë filluam të qanim si të çmendur, kur u tregova se shtëpia e tyre e dashur është e paprekur”, i tha Monnikendam gazetës “El Mundo”.
Shtëpia që shpëtoi ndodhet në El Paraiso, ku gjysma e shtëpive dhe një shkollë janë shkatërruar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Botapress..
Autoritetet kanë thënë se lava ka mbuluar një sipërfaqe prej 166 hektarësh dhe ka shkatërruar rreth 350 shtëpi. Shkencëtarët thonë se lëvizja e lavës mund të zgjasë me javë ose muaj.