Një moment interesant ka ndodhur mbrëmë me rastin e hapjes së fushatës së LDK-së në Prishtinë. Një grua që kishte zënë vend fare pranë foltores së LDK-së po i transmentonte live tubimin e LDK-së vëllaut të shtrirë në spital, shkruan Botapress.
Këtë moment e kishte vënë re edhe Lumir Abdixhiku, lideri i LDK së e kandidati për kryeministër i kësaj partie i cili përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë emocionet dhe përshtypjet e tij për këtë grua, që doli të jetë motra e një pacienti në spital.’
Ja postimi i Abdixhikut në Facebook:
E çfarë s’bën motra për vëlla?
Disa momente të madhështojnë.
Një ndër ngjarjet më emocionuese të djeshme, ishte prezenca e një zonje mu në prag të foltores. E shikoja me kurreshtje gjatë gjithë kohës. Në duar lartë, drejtuar nga unë, mbante një telefon. Në atë telefon shfaqej një burrë i shtrirë në spital.
Po i transmetonte, drejtpërdrejtë, gjithë ngjarjen atij. Dashuri. E madhe madje. Edhe për njëri-tjetrin, edhe për vet lidhjen tonë!
Gjatë ditës i kërkova ekipit ta gjenin. E gjetëm. Visar Kadrolli, fotograf e gazetar i Nacionales, e kishte kapur këtë moment ikonik për ne.
Burri në shtrat ishte i vëllai i saj. E çfarë s’bën motra për vëllain?
Zonjë e zotëri, ju faleminderit që keni kaq përkushtim për ne, për LDK-në dhe Kosovën tonë! Qoftë e kaluar kjo përballje shëndeti e u pafshim në takimet tjera!
Lumir Abdixhiku