Distria Krasniqi e ka nisur Grand Slamin e Parisit me duelin kundër francezes Anais Mosdier, me një fitore me IPPON.
Në kategorinë -52 kilogramë, Distria Krasniqi e nisi garën nga raundi i dytë, pasi raundin e parë e kaloi pa kundërshtare.
Lufta e parë e Disit, pra kjo kundër francezes jep shenja të mira se edhe sot mund të ketë një medalje për të.
Distria fitoi me Ippon, në kohën e rregullt, duke e shtrirë për mrekulli në tapet kundërshtaren.
Në këta Grand Slam, ekipi kosovar ishte me katër xhudistë, por tre (Akil Gjakova, Laura Fazliu e Flaka Loxha) u eliminuan herët nga kjo garë.