Evetar Rexhepi pritet të përzgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT), merr vesh mediumi.
Kriteret e ulëta të vendosura në procesin rekrutues për Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT-it, një pozite të rëndësishme në sektorin energjetik të vendit, kanë ngritur dyshime për parregullsi dhe favorizime në proces.
Dyshimet për parregullsi në procesin e përzgjedhjes së Kryeshefit të ri të KOSTT-it thellohen edhe mbi një fakt tjetër: rekrutimi i kandidatit më të suksesshëm në konkurs bëhet përmes intervestimit me gojë.
I fejuar, zyrtar në Eurosig- Detaje se kush është dhunuesi i dyshuar që tronditi Pejën
Burimet brenda KOSTT-it i kanë thënë Paparacit se kriteri i vlerësimit vetëm me gojë të kandidatëve krijon hapësirë për përzgjedhjen e kandidatit të paracaktuar, i cili dyshohet të jetë Evetar Rexhepi.
“Kjo si mundësi qe te influencohet me lehtë zgjedhja e kandidatit të preferuar pasi poentimi nga bordi mund të behet sipas bindjeve dhe kandidatët që nuk fitojnë nuk do të kenë asnjë bazë për ankesë”, ka thënë ky burim për Paparacin.
Kriteret që ndërlidhet me kualifikimin e kandidatëve, si dhe përvojën e punës mbi pesë vjeçare në pozita udhëheqëse në sektorin energjetik, nuk janë vlerësuar primare në konkurs. Të dy këto kritere vlerësohen vetëm si “përparësi” për kandidatët për kryeshef.
“Kryeshefi Ekzekutiv të posedojë diplomë universitare, Fakulteti i inxhinierisë elektrike konsiderohet përparësi; Përvoja më së paku 5 vite pune në pozita udhëheqëse, përvoja në sektorin e energjisë konsiderohet përparësi”, thuhet në përshkrimin e kritereve për kualifikimin dhe aftësitë e kandidatëve.
Standardet e vendosura në konkurs i shkojnë për shtat një kandidati në veçanti: Evetar Rexhepit.
Rexhepi, i cili pretendohet se preferohet nga Bordi Drejtues i KOSTT-it, posedon kualifikim “bachelor” në Menaxhment Informatik në Universitetin e Prishtinës, si dhe një diplomë “master” në Administratë Biznesi në Universitetin e Sheffieldit.
Kësisoj, ai lirohet nga mos vendosja si kriter të domosdoshëm të kualifikimit në inxhinieri dhe nga përvoja në pozita drejtuese në sektorin energjetik.
Paparaci ka telefonuar të enjten kryesuesin e Bordit Drejtues të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, por ka thënë se nuk i komenton në media proceset e brendshme të ndërmarrjes.
Paparaci sot ka telefonuar edhe Evetar Rexhepin mirëpo i njëjti gjatë ditës së premte nuk ka pasur qasje.
Konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT-it është hapur më 10 gusht dhe afati për aplikime është mbyllur më 9 shtator. /Botapress.info/