Dy vëllezër nga Malisheva kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton ExpressLajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur asamblisti i Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi.
“Lajmi për vdekjen e anëtarit të dytë të familjes Mazreku nga Malisheva i ka prekur të gjithë qytetarët e komunës sonë. Pandemia por edhe sëmundjet tjera në rritje çdo ditë e më shumë po marrin jetë njerëzish. Ne që jemi nga qyteza dhe që i kemi njohur Muharremin dhe Milaimin nuk ka se si të mos ndjehemi të trishtuar nga vdekja e tyre”, ka shkruar Krasniqi.
Po ashtu, për vdekjen e vëllezërve nga Malisheva ka njoftuar edhe një gazetar i medias lokale atje. LINKU