Brenda 24 orëve të fundit në Prishtinë kanë ndodhur 2 raste të vdekjeve të dyshimta, shkruan Gazeta Botapress.
Një person ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij një person ka pësuar sulm epileptik.Njësitet relevante dhe ato mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes dhe trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë 22.08.2021-16:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpinë tij viktima mashkull kosovar ka pësuar sulm epileptik. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thotë policia.
Policia gjithashtu ka zbuluar se në një rast tjetër, një person ka raportuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete.
Ekipi mjekësor dhe njësitet relevante me të dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e viktimës dhe trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë 22.08.2021-17:10. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktimë mashkull kosovar, është gjetur dyshohet pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, sqaron policia. /Botapress.info/