• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dy vdekje brenda 24 orëve në Deçan, Vitia thotë se s’kanë lidhje me helmimet

nga Bota Press
13 Korrik, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se dy vdekjet e regjistruara në 24 orët e fundit në Deçan s’kanë lidhje me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë rajon.

Ai ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, derisa ka shtuar se bashkë me kryetarin e komunës, Bashkim Ramosaj dhe drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi kanë hartuar një listë barnash që do të trajtohet me prioritet

“Raportet e para që i kemi marrë të dielën kanë qenë shqetësuese. Pa asnjë rast fatal deri më tani, dy rastet e vdekjes që i referoheni s’kanë të bëjnë me rastet që po flasim”, ka thënë Vitia.

Për media është deklaruar edhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Ai ka thënë se asnjë pistë e hetimeve nuk çon që helmimi ka ndodhur nga uji.

“Megjithatë kjo s’do të thotë që s’mund të ketë infeksione hidrike, por do të dalim me analiza përmanente, nga analizat e pacientëve. Pistat e hetimit që flasin për dyshime të infeksionit hidrik janë në hetim e sipër. Kualiteti i ujit po monitorohet”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, dy raste të vdekjeve të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Deçan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka deklaruar se prokurori ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”, ka thënë Nikçi për Klanin.

Të paktën 428 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan me simptoma të helmimit.

Dyshimet zyrtare për shkakun e helmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre kanë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.

Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK-së, Naser Ramadani, testimet duhet të vazhdohen të bëhen në laborator dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan që nga dita e shtunë, ngrehu alarmin për numër të pazakontë të pacientëve, me simptoma të ngjashme./Gazeta Express

Tags: Arben Vitia

Të ngjashme

Ekskluzive

A do të kemi zgjedhje të parakohshme nëse Kurti nuk e themelon Asociacionin?

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Lajme

Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Botë

Ushtarët rus që dorëzohen para ushtrisë ukrainase bëjnë lutje: ‘A duhet të biem në gjunjë?’

nga Bota Press
29 Janar, 2023
Diaspora

E dhimbshme: Një 23-vjeçare kosovare humb jetën në një aksident trafiku në Nju Jork

nga Bota Press
29 Janar, 2023


Lajmet e fundit

  • A do të kemi zgjedhje të parakohshme nëse Kurti nuk e themelon Asociacionin?
  • Aksident i rëndë në Kamenicë, pesë persona mbesin…
  • Java e Asociacionit, rritjes së tatimit dhe raportit të frikshëm të ambasadorit Dugolli – çka ndodhi?
  • Bora-Donald apo Luizi me Kiarën, ky është çifti që ka thyer të gjitha rekordet televizive
  • Opozita kritikon VV-në për punësime familjare: Qeveria Kurti 2 ka emrin: “Neputizëm”

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.