Dy viktima dhe 39 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri më i lartë i infeksioneve është regjistruar në Tiranë me 8 raste, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.Statistika (15 Maj 2021)
Raste të reja ditore 39
Të shëruar në 24 orë 976
Të shtruar në spitale 83
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 3,400Testime totale 674,895
Raste pozitive 131,978
Raste të shëruara 123,081
Raste Aktive 6,468
Humbje jete 2,429Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 5032
Shkodër 250
Fier 160
Korçë 209
Gjirokastër 197
Durrës 106
Vlorë 143
Elbasan 113
Lezhë 102
Berat 77
Kukës 42
Dibër 37.Në krahasim me një ditë më parë është regjistruar një viktimë më shumë dhe 10 raste më pak.