[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dy të plagosur në Pejë



Botapress 10 Tetor – Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në qendër të Pejës. Atje kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve kalimtar rasti.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, ka thënë Gashi./