[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dy persona të lënduar, pamje nga aksidenti i rëndë në Ulpianë



Botapress 25 Shkurt – Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident mes disa makinave në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në Ulpianë rreth orës 18:30, në rrugën Fehmi Lladrovci në Prishtinë, ka ndodhur nje aksident i komunikacionit ne mes te dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lenduar 2 persona”, tha Ahmeti.