Mjekët e Klinikës së Gastroenterologjisë në QKUK mbrëmë ia kanë hequr një pacienti një bateri nga stomaku.
Mjeku i klinikës Dr. Skender Telaku ka njoftuar se gjatë kujdestarisë së mbrëmshme kishin tre raste urgjente për gastroskopi, ku dy prej tyre ishin me bateri të gëlltitura në stomak.
“Ishin dy te rinj 24 dhe 26 vjec, qe per qellime te caktuara, kishin perbire nga nje bateri. Njerit, me basket, rrjete, ia larguam baterine. Te i dyti nuk e gjetem baterine, ajo kishte rene poshte ne zorre”, ka deklaruar Telaku.
Ai ka thënë se baterite shkaktojne demtime te indeve permes tre mekanizmave nderveprues.
“Keta mekaniz a hyjne ne loje kur nje bateri vendoset ne ezofag, lukth, zorre , vesh, hunde. Mekanizmi i pare eshte gjenerimi i nje rryme te jashtme elektrolitike qe hidrolizon lengjet e indeve dhe prodhon hidroksid ne polin negativ te baterise. Mekanizmi i dyte eshte rrjedhja e permajtjes se baterise, vecanarisht e nje elektroliti alkalin dhe i treti ka te bej me presionin fizik mbi indet ku ngjitet. Perbimja e baterive shkakton shperthim te ezofagut, stomakut, zorreve, gjakderdhje te brendshme, dhembje barku”, ka thënë Telaku.
Ai ka falënderuar gastroenterologët e rinj Anesë Maliqaj dhe Flamur Llabjani, si dhe infermieren Nalan Aliu për bashkëpunimin e tyre.