Enderon Vuthaj dhe Arlind Shefiku janë dy studentë-kadetë të përzgjedhur nga Forca e Sigurisë së Kosovës për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së në Ëest Point, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
“Studentë-kadetët e rinj, Enderoni dhe Arlindi, me suksesin e tyre kanë nderuar dhe bërë krenar Kosovën dhe urojmë që pas katër vite të studimeve me dijen dhe shkathtësitë e tyre të kthehen për ti shërbyer vendit tonë. SHBA, si partneri ynë kryesor strategjik vazhdon përkrahjen gjithëpërfshirëse për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës që nga fusha e arsimimit dhe trajnimit, donacionet në pajisje, këshillime profesionale e deri te stërvitjet dhe operacionet e përbashkëta”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes./Botapress/