Një shtetas francez është në mesin e gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin për përfshirje në komplot për ta vrarë presidentin e Madagaskarit, tha ministri i Sigurisë Publike.
“Njëri nga të arrestuarit është francez, dy janë me shtetësi të dyfishtë: të Francës dhe të Madagaskarit. Tre të tjerët janë nga Madagaskari”, tha ministri Rodellys Randrianarison. Këshilltari i Presidentit Andry Rajoelina, Patrick Rajoelina, tha se dy prej personave të arrestuar më parë kishin punuar në ushtrinë franceze, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Prokurori i Përgjithshëm i Madagaskarit tha të enjten se policia ka arrestuar gjashtë persona pas atij që zyrtarët thanë se ishte hetim disamujor.
Ndryshe, Madagaskari ka histori të dhunës politike. Presidenti aktual ishte emëruar në vitin 2019 pas zgjedhjeve të ngushta dhe një ankese në Gjykatën Kushtetuese nga rivali i tij.
Rajoelina fillimisht kishte ardhur në pushtet në ish-koloninë e varfër franceze me 26 milionë banorë përmes puçit të vitit 2009. Kundërshtari i tij politik ka thënë se zgjedhjet e fundit kanë pasur parregullsi./Botapress/