Dy gratë shqiptare gati sa nuk vriten për një burrë, njëra përfundon në spital e tjetra në burg 

Mediet greke kanë dhënë detaje të reja në lidhje me përleshjen midis dy grave në Selanik të Greqisë.Mësohet se dy gratë e përfshira në konflikt janë me origjinë shqiptare, shkruan protothema.gr.

Ndërsa është publikuar fotoja e 27-vjeçares që goditi me thikë bashkëkombësen e saj, pasi sipas saj ajo frekuentohej me bashkëshortin e saj.

Aktualisht e lënduara e cila ka marrë dy goditje në bark dhe një në krah, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja pritet të dalë para drejtësisë greke për tu gjykuar./Botapress.info/

ngjashme