• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dy gishtat e fitores demokratike në tryezën e Edi Ramës për Escobarin, detaji që nuk u pa nga vizita e tij në Shqipëri

nga Bota Press
10 Dhjetor, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar, e përmbylli vizitën e tij në Shqipëri me mesazhin e qartë, ku sytë janë drejtuar për nga lufta ndaj korrupsionit dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ndër takimet e zhvilluara, ishin ato me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Mirëpo, ndërkohë që kryedemokrati është ky i fundit, një simbol aspak i zakontë për socialistët, është parë në tryezën kryeministrore të rezervuar për Escobar.

Një suvenir i një dore me dy gishtat lart – simbolikë historike e demokratëve të Shqipërisë – është kapur disa herë në fotografitë gjatë takimit me kryeministrin Rama.

Dora mban në grusht gjithashtu një trëndafil – simbol ky socialist.

Këtë simbol, Rama e përdori në fakt për të fituar mandatin e tij të dytë në fushatën e parlamentareve të vitit 2017.

Nga ana tjetër, në takimin me Bashën, tryeza ka qenë e thjeshtë, ku i vetmi “suvenir”, ka qenë uji i pijshëm dhe gotat.

Sakaq, vetë simboli i gishtave lart, është një simbol të cilin e ka përdorur politikisht për thuajse 30 vjet, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ky i fundit, mund të ketë qenë edhe objekt bisede, minimalisht mes Bashës dhe Escobar, dy ditë përpara Kuvendit të thirrur nga Berisha dhe mbi gjashtë muaj pas shpalljes së tij si non grata nga Departamenti i Shtetit.

Në një prej fotografive madje, Escobar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, janë të fokusuar nga aparati me suvenirin me dy gishta lart përpara tyre.

Mirëpo, nëse pas kësaj fotoje fshihet një simbolikë më e thellë politike, ajo mbetet për t’u parë në veprime të mëtejshme të diplomacisë amerikane në Shqipëri.

Tags: escobargishtat

Të ngjashme

Lajme

Pas një beteje me kancerin, ndërron jetë futbollisti legjendar

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Lajme

Rreth 70.000 të papunë në Kosovë

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Lajme

Bashkëshorti i Vjosa Berishës prek me fjalët e fundit për të

nga Bota Press
2 Korrik, 2022
Lajme

Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër

nga Bota Press
2 Korrik, 2022


Lajmet e fundit

  • Pas një beteje me kancerin, ndërron jetë futbollisti legjendar
  • Zyra e Kurtit e paguan 5 mijë euro si ekspert Bafti Sallahun, afër 1 mijë për muaj
  • Rreth 70.000 të papunë në Kosovë
  • Bashkëshorti i Vjosa Berishës prek me fjalët e fundit për të
  • Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.