[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dy femra të zhdukura në Prishtinë



Policia e Kosovës raporton sot për zhdukjen e dy femra në Prishtinë, njëra më 20 e tjetra më 22 janar, transmeton koha.net.

Sipas raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës, një mashkull, shqiptar i Kosovës, dje kishte raportuar se për arsye të panjohura nga data 22 janar, 23:30, bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Në raport thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Po ashtu në raportin e sotshëm policor bëhet e ditur se një ankues, mashkull k-shqiptar, dje kishte raportuar se për arsye të panjohura nga 20 janari vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Njësitet policore janë duke hetuar edhe këtë rast.
Të dy rastet kanë ndodhur në Prishtinë.