• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Dy dënime, gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së afër fillimit – Vit ‘special’ në Hagë

nga Bota Press
2 Janar, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

Dy dënime e dy procese që pritet të fillojnë qysh në nisjen e vitit të ri 2023. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë viti 2022 me zhvillimet në Gjykatën Speciale të Hagës. Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim lidhur me publikimin e dosjeve, kurse Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim për krime lufte. Në anën tjetër, procesi kryesor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, është afër të fillojë.

 

Shpëtohet një shtetas i huaj i cili u lëndua në Malet e Sharrit

Aktgjykimi i parë në histori të Dhomave të Specializuara të Hagës, u shpallë në muajin maj të vitit 2022. Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, të dy të akuzuar për publikimin e dosjeve dy vjet më parë, u dënuan nga Gjykata Speciale.

Vendimi i trupit gjykues ishte që Gucati e Haradinaj bashkë, të dënohen me 9 vjet burgim. Pra, nga 4 vjet e gjysmë burgim secili. Kjo pasi gjykata vlerësoi se krerët e OVL-UÇK-së kanë tentuar frikësimin e dëshmitarëve dhe ndikimin në procedurat e Gjykatës Speciale.

Në fjalën e tij që e kishte mbajtur në seancë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, deklaroi se ky vendim duhet të shërbejë edhe si mesazh për të tjerët që duan ta pengojnë punën e Gjykatës Speciale. Në anën tjetër, edhe pse u premtua hetim për rrjedhjen e dosjeve, një gjë e tillë nuk ndodhi asnjëherë.

Procesi në rastin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt aktualisht është në Gjykatën e Apelit të Speciales. Edhe në shkallën e dytë të drejtësisë, është mbajtur një seancë ku palët kanë prezantuar palët e tyre. Sipas avokatëve të Gucatit e Haradinajt, gjykata ishte treguar e njëanshme me vendimin për dënim.

“Trupi gjykues gaboi duke dështuar në respektimin e parimeve bazë të një gjykimit të pavarur dhe të paanshëm duke demonstruar një pozicion tepër të njëanshëm në favor të Prokurorisë gjatë gjithë zhvillimit të procedurës duke përfshirë: pranimin dhe vlerësimin e provave të ZPS-së, fushëveprimin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të prokurorisë, fushëveprimi i marrjes në pyetje të tërthortë të dëshmitarëve të mbrojtjes, censurimi i referimit të zyrtarëve serbë në seancat publike, dështimi për ta ruajtur barazinë e armëve, dështimi për të parandaluar dhe sanksionuar sjelljet e komentet e pahijshme të ZPS-së gjatë seancave, dështimi për të mbështetur prezumimin e pafajësisë”, thuhe në një nga pikat e para të ankesës,

Sipas ankesës, trupi gjykues dështoi të përcatojë përgjegjësinë direkte që e kishin të akuzuarit në këtë çështje penale. Në një pjesë avokati i Haradinajt thotë se Gjykata Speciale është mbështetur në thashetheme, duke mos u bazuar në fakte për numrin e dëshmitarëve që sipas tyre janë zhvendosur pas publikimit të dosjeve.

Vendimi nga Gjykata e Apelit pritet të merret në pjesën e parë të vitit 2023.

Dënimi i Salih Mustafës

E pak muaj pas dënimit të Gucatit e Haradinajt, Gjykata Speciale shpalli edhe aktgjykimin e parë që ndërlidhet me akuzat për krime lufte. Salih Mustafa, ish-udhëheqës i Njësitit BIA, u dënua me 26 vjet burgim për krime lufte.

Gjykata Speciale vlerësoi se nga dëshmitë e dëshmitarëve dhe provat e paraqitura gjatë seancave, është vërtetuar kryerja e këtyre veprave penale. Megjithatë, dënimi me 26 vjet u kritikua ashpër. Kjo pasi nuk është marrë fare në diskutim ligji më i favorshëm për të akuzuarin, e që në këtë rast ishte Kodi Penal i ish-Jugosllavisë që ishte në fuqi kur pretendohet se janë kryer veprat penale.

Sipas këtij Kodi, dënimi më i lartë për krime lufte shkon në 20 vjet burgim. As ky aspekt, nuk u mor në trajtim nga trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës i njohur si Cali.

Mustafa është akuzuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krime është thënë se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Sa i përket akuzës për ndalim arbitar, kryegjykatësja ka thënë se të paktën “gjashtë personave u është ndaluar liria në periudhën 1 prill 1999 – 19 prill 1999”.

“Viktimat u arrestuan nga anëtarë të BIA-s, apo anëtarë tjerë të UÇK-së afër Zllashit”, deklaroi ajo duke shtuar se ky nuk është vendim kundër UÇK-së por kundër individëve.

Pas vendimit, reaguan edhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë duke e vlerësuar se në Hagë po gjykohen vetëm individët.

Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

E gjykimi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, është dorëzuar në dorën e trupit gjykues. Është mbajtur edhe një konferencë statusore, ku jaën diskutuar afatet për nisjen e gjykimit. Sipas deklaratave nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, gjykimi në këtë rast pritet të nisë në fillimin e muajit mars me deklaratat hyrëse.

“Planifikojmë të bëjmë 3 javë radhazi, 20 orë në jave të shpërndara në katër ditë të javës, e premtja është ditë që nuk lidhet me aktivitet gjyqësor. Pastaj një javë nuk do të ketë seanca, përgatiteni edhe ju për gjykim, pastaj kthehemi 3 javë, pastaj 2 javë pushim, pastaj 3 jave, pastaj 1 javë shkëputje. Ky plan do të mundësojë trupin gjykues të punojë sa më shpejt të jetë e mundur në këto kushte. Planifikohen 620 orë aktivitet në sallën e gjyqit në vit”, tha kryegjyqtari Charles Smith.

Rasti i Thaçit e të tjerëve është karakterizuar nga një skandal që mbrojtja vlerësoi se e ka zbuluar. Avokatët e Thaçit e Veselit kishin deponuar parashtrime, lidhur me një dëshmitar të të rrejshëm, dëshmia e të cilit ishte marrë parasysh nga Prokuroria e Hagës. Vetëm pak ditë më pas, ky dëshmitar e pranoi se ka mashtruar. Ai doli të ishte i ndërlidhur me një anëtar të Shërbimit Sekret Serb.

Madje, mbrojtja ka ngritur alarmin se nuk bëhet vetëm për një dëshmitar, por edhe shumë të tjerë që ky person i ka vendosur në kontakt me Prokurorinë e Hagës. Këta të fundit e kanë mohuar se e kanë shfrytëzuar dëshminë e këtij personi.

Sipas parashtrimeve të avokatëve, dëshmitari i rrejshëm i kishte ndërlidhur Hashim Thaçin e Kadri Veselin me dosjet që kishin shkuar në zyret e OVL-UÇK-së në vitin 2020. Megjithatë, ai më vonë e pranoi se ka dhënë dëshmi të rrejshme.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm gjatë vitit 2022, ishte kërkesa e avokatit të Hashim Thaçit që 9 ish-diplomatë të njohur të japin dëshminë menjëherë. Kjo pasi ata kanë rrezik të vdesin. Edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Gjykata Speciale. Në mesin e këtyre diplomatëve ishin Wesley Clark, William Walker, Bernard Koucher e të tjerë.

Në nëntor të vitit 2022 janë bërë dy vjet prej kur ish-udhëheqësit e UÇK-së janë arrestuar nga Gjykata Speciale.

Tags: Gjykata SpecialeIsh kreret e UCK

Të ngjashme

Aktuale

Kaq është shkalla e papunësisë aktualisht në Kosovë (Tabela)

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Aktuale

Vdes një burrë në Prishtinë derisa ishte bashkë me vëllain dhe shokun e tij

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Aktuale

Von Cramon: Edhe Kosova edhe Serbia fajtore për mungesë progresi në dialog

nga Bota Press
31 Mars, 2023
Aktuale

Kosova fle mbi thëngjill, por importon nga jashtë

nga Bota Press
31 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • “Produksioni e fshehu”, rrëfehet kanadezi Kevin Jacobs, tregon dhuratën që i ka dërguar Luizit
  • Kaq është shkalla e papunësisë aktualisht në Kosovë (Tabela)
  • Vdes një burrë në Prishtinë derisa ishte bashkë me vëllain dhe shokun e tij
  • Von Cramon: Edhe Kosova edhe Serbia fajtore për mungesë progresi në dialog
  • E tmerrshme: Nëna e bën vetë synet foshnjën 20-ditëshe, i vogli humb jetën nga gjakderdhja

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.