• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

DW: Kancelari Scholz në Kosovë në fillim të qershorit

nga Bota Press
23 Maj, 2022
në Aktuale
ShareShareShare

Kancelari gjerman Olaf Scholz është planifikuar të vizitojë Ballkanin Perëndimor dhe qëllimi i kësaj vizite është thënë të jetë përgatitja e mirë për samitin e Procesit të Berlinit.

Dhe në këtë drejtim, sipas burimeve të Deutsche Welle në gjuhën serbe, Scholz pritet që përveç Beogradit (më 10 qershor), të vizitojë edhe Prishtinën, dhe udhëtimi tenton të shndërrohet në një turne të vogël ballkanik me vizita në Tiranë dhe Shkup, dhe ndoshta në Sarajevë.

Mediumi në fjalë citon gazetarin e Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, i cili kishte raportuar në Twitter se Scholz do të vinte në Beograd më 10 qershor.

Duke iu referuar burimeve të sigurta nga Berlini, ai kishte thënë se temat do të jenë “energjia, ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë” e të tjera.

Një burim i DW ndërkohë ka vlerësuar se Scholz po përpiqet të përgatitet mirë për samitin e Procesit të Berlinit, i cili ndoshta do të zhvillohet në gusht.

“Ndryshe nga ish-kancelarja Angela Merkel, Scholz është më shumë drejt zgjidhjeve konkrete. Ai kujdeset që ky samit të mos jetë thjesht një udhëtim i kushtueshëm, por të arrihen zgjidhje konkrete”.

Ndryshe, qëllimi i Procesit të Berlinit është të lidhë më ngushtë rajonet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Të ngjashme

Aktuale

Asamblisti i LVV-së në Suharekë në mesin e 11 të arrestuarve për dallavere me subvencione

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Shteti mbytë shpresën e të rinjve super-talentë: Piloti kosovar viktimë e dallavereve në konkurs

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Qeveria Kurti i mban sytë e mbyllur, Bullgaria largoi akcizën për energji elektrike dhe gaz natyror deri më 2025

nga Bota Press
29 Qershor, 2022
Aktuale

Qeveria merr vendim për targat e vjetra PR, KM, PZ, GL…

nga Bota Press
29 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Kajtazi kujton postimin skandaloz të Muratit: Ky “insan” sot është ministër
  • Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë
  • Kjo është Kryesia e re e AAK-së
  • Avokati: Gjendja e familjes së Marigona Osmanit është e keqe, fëmijët e tjerë nuk po munden të pajtohen assesi
  • Dhimbja e kokës nga të nxehtit: Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.