Rrej e rrej o hiç pa ndalë
Sa të ka budallenj mes nesh
Mos mendo që kanë me t’falë
Kur të dalin gjërat në shesh.
Rrej e rrej o broçkullan
Pa u skuqur e hiç pa marre
Dukesh sot dalldyshan
Nesër t’shkon f’tyra për dy pare.
Rrej e rrej në çdo takim
Rrej se bota rrokulliset
Rrej e rrej ti ore “trim”
Analfabeti po shashtriset.
Rrej o rrej edhe mbi male
Rrej ndër liqene e ndër fusha
Llafazan koti me petale
E hajnave po u trashet gusha.
Rrej e rrej o broçkullan
Mos harro se stuhia vjen
Mbetesh dikur si një sahan
E mes gënjeshtrave si legen.