[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dritëroi i Madh, e deshte shumë Labërinë, siç e deshte dhe Labëria atë pa kufi…  



Ndarja fizike nga jeta e gjeniut popullor të letrave shqipe Dritëro Agollit, është një humbje mbarë kombëtare dhe një dhimbje që e përjeton çdo shqiptar, kudo që ndodhet. Krahina e Labërisë, të cilën ai e donte dhe e vlerësonte si një komunitet me tradita të lashta patriotike dhe me ndjesi të theksuara kombëtare e ka pasur “Anëtar Nderi të Shoqatës Kulturore Atdhetare Labëria “Nderi i Kombit”. Ai, studioi në Gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër dhe ky fakt e bënte atë krenar duke pohuar se “po të mos kisha studiuar në Labëri, nuk do isha bërë ky poet që jam sot”.

Kjo nostalgji prekte ndjenjat e tij patriotike, kur shkruante “se kur e zë gripi Shqipërinë dhe teshtin, e para që e ndien këtë teshtim është Labëria. Ajo, jo vetëm që e ndien, por merr masa dhe për ta shëruar atë”. Dritëroi i Madh, e deshte shumë Labërinë, siç e deshte dhe Labëria atë pa kufi, ndaj dhe ishte pjesëmarrës në shumë veprimtari kulturore e patriotike të Shoqatës Labëria. Madhështia e tij, si askund tjetër, ishte binjake me modestinë në tërë marrëdhëniet shoqërore.

Dritëro Agolli, do mbetet i pa vdekshëm në zemrat dhe mendjet e tërë shqiptarëve kudo që janë.

Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria, i shpreh ngushëllimet e saj familjes së nderuar të Dritëroit të pa vdekshëm, bashkëshortes së shtrenjtë Sadijes, fëmijëve të dashur Elonës dhe Artanit,si dhe nipërve dhe mbesave  për humbjen e njeriut të tyre të pazëvendësueshëm.

Kryesia  e Shoqatës Kulturore Atdhetare Labëria” Nderi i Kombit”

Sekretari i Përgjithshëm                         Kryetari  

         Dr  Dorian Koçi                                 Prof. Dr. Ago Nezha