1.A e ke mendu që edhe pasuria jote milionshe është ofendim për qytetarët e varfëruar nga kriza?
2.A e ke mendu që edhe punësimi i shokëve e familjarëve të tu është ofendim për popullin tënd që me meritë marrin diploma?
3.A e ke mendu që edhe vjedhja e shtetit është ofendim ndaj vendit tënd?
4.A e ke ditur që edhe dënimi i Çlirimtarëve për të cilët nuk e ngritet kurrë zërin, është një ofendim ndaj tyre?
5.A e ke mendu që edhe përulja para varrezave të armiqve tonë është ofendim për familjet e dëshmorëve të vendit tënd?
6.A e ke mendu se edhe gradimi i tradhtarëve me epitetin Veteran është ofendim ndaj atyre që me të vërtetë luftuan për Kosovën e lirë?
- A e ke mendu që të shkelesh besën dhe gjakun e dëshmorëve është ofendim?
PRESIDENT, nganjëherë edhe heshtja është ofendim.
Nganjëherë edhe duke mos u përgjigjur ndaj pyetjeve të shumta që të bëjmë, na bën të ndihemi të ofenduar.