Serbia është akuzuar nga Rusia për furnizim me armë Ukrainës, përkatësisht 3500 raketa “Grad”.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. Moska ka kërkuar nga Beogradi qëndrim zyrtar për informacionin se armët serbe i janë dorëzuar Ukrainës, shkruan N1.
Në këtë kontekst, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kërkuar nga Beogradi një përgjigje zyrtare për këtë informacion.
“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe.” – ka thënë tha Zaharova.
Ajo citohet të ketë thënë se faktet duhet të zbulohen dhe të nxirren përfundimet sepse është një “temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”.
Zakharova deklaroi më herët sot se Moska është thellësisht e shqetësuar për akuzat për përfshirjen e Serbisë në shitjen e armëve në Ukrainë.
“Ne po e ndjekim me vëmendje këtë histori, i kushtuam vëmendje diskutimit të fundit për këtë temë në Kuvendin e Serbisë. Informacioni që qarkullon sigurisht që na shkakton shqetësimin më të thellë.” – ka thënë ajo në një koment të publikuar në faqen e ministrisë.
Siç raportohet në mediat serbe, mediat ruse dhe në kanalet Telegram shfaqën pretendime se Serbia në mënyrë të fshehtë dërgoi 3500 raketa për sistemet raketore “Grad” në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.
Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka mohuar se Serbia po eksporton armë në Ukrainë.