[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Dridhen’ mediat serbe: E tmerrshme çfarë thonë për Hashim Thaçin



Mediat serbe, edhe gjatë ditës së sotme janë zgjuar duke shkruar për “rrezikun” që u vjen serbëve në Kosovë, nga institucionet e Kosovës gjegjësisht nga shqiptarët në Kosovë.

“Plani i përgjakshëm i Hashim Thaçit: 70 terroristë shqiptarë presin shenjë për të sulmuar në veri të Kosovës”.

Kështu e titullon një shkrim të ditës së sotme, portali serb “srbija danas”, përcjell Telegrafi, sipas të cilit,
në mesin e tyre më së shumti ka “terroristë që luftuan për një shtet islamik, por edhe ish-luftëtarë të UÇK-së”.

“Midis 50 dhe 70 terroristë shqiptarë të gatshëm në çdo moment për të sulmuar në veri të Kosovës, në qoftë se ata marrin një urdhër nga institucionet e Prishtinës, zbulohet nga strukturat e sigurisë dhe inteligjencës”.

Në këtë drejtim, supozon ky medium, më të rrezikuarat do të ishin serbët nga katër komuna.

“Më të rrezikuar janë serbë nga Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani dhe pjesa veriore e Mitrovicës. Situata është e tillë që është e mjaftueshme vetëm një shkëndijë që gjithçka të arrijë kulmin. Për disa prej këtyre terroristëve, shërbimet tona disponojnë edhe fotografi, shpjegon burimi anonim”, shkruan ky medium.

E kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se situata është delikate.

“Kur ata dërguan një njësi speciale në veri të Kosovës për shkak të trenit, gjithçka u ndërlikua. Dhe këtu ekziston një kërcënim për sigurinë. Por unë mendoj se për ta do të ishte politikisht e rrezikshme për të nisur disa sulme masive kundër popullit serb. Nuk mendoj se ata janë të gatshëm që seriozisht të përpiqen për të hyrë me forcë në veriun e Kosovës”, citohet të ketë thënë.