Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj për shkak të vjedhjes dhe mosrespektimit të urdhërit mbrojtës.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas i kishte shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, të cilat ishin pronë e motrës së tij.
Përveç vjedhjes, më parë i dyshuari kishte kanosur vëllain dhe babain e tij, për çfarë edhe kishte pasë edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.