[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Drejtori në Xërxë të Rahovecit i’a lë “trashëgim” postin e Drejtorit gruas së tij (FOTO)



Përrallë popullore, e bazuar mbi ngjarje të vërtetë!

“DASHURIA E DREJTORIT PËR KARRIGEN E NGROHTË”

Ish drejtori i SHFMU “Hamëz Thaqi” në Xërxë z. Murat Kryeziu pas pensionimit të tij, që ndodhi në gusht 2016, ja len trashëgim postin e drejtorit të shkollës gruas së tij zn. Zyhra Lokaj Kryeziu.

Me mjeshtëri të rrallë dhe dinakëri të përsosur Murati kishte thurur planin e tij që, pas një udhëheqje rekorde rreth 20 vjeçare të shkollës në fjalë, pas pensionimit që po i afrohej, të pasohej nga gruaja e tij pasi që tashmë ishte familjarizuar me zyren e tij të bukur dhe ngrohtësinë e karriges. Fillimisht e angazhoi gruan e tij që ta kryente kursin e menaxhimit si kushtin themelor për të marrë detyrën e drejtorit.

Më pas, z. Murat Kryeziu i cili është i shquar për dinakëri dhe përfitime, ku veç tjerash, në mënyrë të paligjshme mbanë postin e kryetarit të Sindikatës së Arsimit të komunës së Rahovecit (derisa ishte drejtor e edhe tani që është i pensionuar), për realizimin e planeve të tij kishte vendosur që “ta bëjë kurban” mësuesen zn. Adelina Kryeziu duke e larguar nga puna dhe në vend të sajë ta sjellë mbesën e tij Diana Krasniqi – Zyberaj, në mënyrë që të fitojë mbështetjen e nipit të tij z. Burim Krasniqi – sekretar i degës së LDK-së në Rahovec, për të fituar mbështetjen e tij për kandidaturën e zn. Zyhrasë për postin e drejtorisë së shkollës.

Burimi i cili njëkohësisht mbanë postin e sekretarit të degës së LDK-së në Rahovec, shfrytëzoi ndikimin e tij politik, miqësinë me kryetarin e degës dhe koalicionin qeveritar komunal e qendror që gruaja e Muratit të jetë kandidate e padiskutueshme. Si kompensim mori punësimin e motrës së tij Dianës e cila u punësua në dëm të normës së punës së mësueses Adelina kryeziu gjë që e vërteton edhe vendimi i Inspektoriatit të Arsimit.

Që ta ketë mbështetjen edhe të stafit të DKA-së në Rahovec Murati i bëri një favor edhe “kryepuntorit” të DKA-së z. Vesel Krasniqi të cilit i punësoi poashtu në mënyrë të paligjshme mbesën e tij në po këtë shkollë. Vesel Krasniqi, një punëtor dinak i karierës, “veprat” e të cilit rëndojnë në kurrizin e shumë punëtorëve të arsimit, shfrytëzoi tërë potencialin e tij zyrtar që stafi i DKA-së të jetë në shërbim të planeve mjeshtrore të Muratit.

Edhepse Adelina ishte vajza e njërit prej kushërinjëve të tij me të cilin Murati kishte pasur miqësi gjatë jetës së tij dhe të cilit i kishte ngrënë jo pak bukë, edhepse ishte mbesa e dy kolegëve të tij në grupin muzikor “Ashikët e Xërxes” ai nuk ishte hamendur shumë sepse ishte në pyetje “posti” i shumëdëshiruar. Në raste të tilla, për njerëz si Murati, bijnë poshtë të gjitha alternativat tjera.

Kështu, hap pas hapi, Murati në shkollën që e kishte “qeverisur me duar të pastra” për rreth 20 vjetë, e bëri drejtoreshë gruan e tij zn. Zyhra Lokaj Kryeziu e cila nuk ka nevojë të stresohet shumë sepse shumicën e punëve ia kryen burri i sajë Murati i cili është i “mishëruar” me punën dhe ka lidhje të forta në DKA.

Derisa këta të fundit qeverisin në mënyrë të “ligjshme”, edhe 15 muaj pas shkeljeve ligjore mbrohen nga “DREJTORESHA NË FRON” zn. Vjollca Vuçitërna e cila nuk do t’ia di për ligjin!

Kështu pra, Murati bëri dy shkelje ligjore në përpjekjen e tij për ta bërë gruan drejtoreshë por ja vlejti sepse ju gëzua suksesit. Pastaj, jetuan të lumtur…!

“Përralla në shkallë dukati në ballë”

Kjo përrallë është e bazuar në dokumente zyrtare të lëshuara nga Ministria e Arsimit – Zyra e Inspektoriatit të Arsimit në Gjakovë (disa publikohen krahas tregimit) dhe në zhvillimin e ngjarjeve në teren. XHB