Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Zyrtarë të Telekomit kanë konfirmuar lajmin. Por nuk kanë bërë të ditura arsyjet e dorëheqjes.
Kiqina ishte zgjedhur në këtë pozitë në gusht të vitit të kaluar./Botapress/