[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Drejtori i Policisë viziton ShSKUK’në, diskutohet për vizitat sistematike të policisë



 

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka pritur në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe mundësia që ShSKUK në të ardhmen të kryej vizitat shëndetësore sistematike për policët e Kosovës.

Drejtori Krasniqi, theksoi se përkundër kohës së pandemisë, me sukses janë kryer vizitat e rregullta kontrolluese për kadetët e rinj të policisë, bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit që është nënshkruar në muajin shtator të vitit 2020, me Policinë e Kosovës.

Drejtori i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti ka falënderuar drejtorin e ShSKUK-së që edhe në kohë të pandemisë  ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës.

Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i nisur në vitin 2020, të vazhdojë edhe këtë vit./Botapress/