[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Drejt bashkimit kombëtar audostrada Dheu i Bardh- Gjilan -Prishtinë



Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, kanë takuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Hazirin me të cilin kanë biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit sidomos nga fusha ekonomike.

Agim Shahini njoftoi kryetarin e Gjilanit lidhur me funksionimin e AKB-

së, e cila pos funksionimit në Kosovë, ka zyrën e saj funksionale edhe në Linz të Austrisë dhe së shpejti do të ketë edh enë Milano të Italisë, Gjenevë të Zvicrrës dhe shtete tjera.

“Ne po vazhdojmë pa reshtur misionin tonë në vetëdijësimin e konsumimit dhe fuqizimit të prodhimeve vendëse, ku edh ekemi shënuar rezultate të prekshme dhe ky mision nuk do të ndalet”, tha kryetari i AKB-së.

Ai tregoi se ka invetsitorë të huaj të interesuar për invetsimne sidomos në infrastrukturën rrugore, atë të ujërave të zeza, kanalizimeve e të tjera, nga të cilat projekte mund të përfitoi Komuna e Gjilanit.

“Ndërtimi i autostradës Dheu i Bardhëë- Gjilan- Prishtinë, ka rëndësi të madhe jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe në lëvizjen e qytetarëve andej e këndej kufirit e më gjerë e cila dërgon drejt bashkimit kombëtar”, tha Shahini. Sipas tij çështje politike kanë ngulfatur   edhe ekonominë.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se kanë krijuar lehtësira për bizneset e sidomos ato prodhuese. Zero janë taksat për regjistrim biznesi, ndërsa problem mbetet mungesa  e pronës të cilën po e kërkojnë bizneset për veprimtari të ndryshme.

“Gjilani, ka kompani pprodhuese të sukseshme e po ashtu edhe ato të ndërimit të cilat kanë marrë hovë dhe sipas hulumtimeve Gjilani ka nevojë që të vazhdoi me ndërtimee të larta banimi edhe pëër dhjetëë vjet”, tha Haziri.

Ai tregoi se së shpejti do të nisë ndërtimi i autostradës Sheu i Bardhë- Gjilkan- Prishtinë 62 kilometra. Shpronësimi është në proces dhe brenda muajit do të hapet tenderi.  Kryetari tregoi se në maj do të nisë edhe zgjerimi me katër korsi i rrugës nga qyteti deri në Bresalc të Gllama dhe nga qyteti deri në Kllokot.

Kryetari i Gjilanit premtoi edhe lehtësira të tjera për biznesin. /Botapress.info