[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dr. ibrahim Rugova vazhdues i hullisë bogdaniane – fati i popullit tim ëshë fati im 



Shkruan , Pal Canaj

 

Filozofi francez Zhan Pol Sartri thoshtë në një sentencë të tij :” njeriu eshtë i dënuar të jetë i lirë”.  Në parim filozofja e rezistencës rugoviane mbart në vete të vetmin parim, rrugën pa alternativë drejtë lirisë së popullit shqiptar, ndaj pushtuesve serb. Ibrahim Rugova  si projektues i vlerave më sublime për liri, demokraci dhe shtetësi të Kosovës mbështetej në bazamente të themelta të traditës shqiptare, në  vlera perëndimore dhe në vizionet e Rilindjes Kombëtare. Nga tradita e tij familjare,  duke filluar që nga breznitë e mëhershme deri tek i ati, kishte të trashëguar ndjenjën e atdhedashurisë dhe përkushtimin për liri, deri në vetëmohim. Nga ideologu dhe filozofi Pjetër Bogdani mbështeste fuqishëm parimin e tij:” fati popullit tim eshtë fati im”. Si dukej më dashje apo pahetueshëm nga rrethanat e kohës  ky parim i ishte bere si moto dhe realitet i jetës se tij. Prej kulturës parisienë ku dhe ishte specializuar për letërsi kishte absorbuar  mençurin prej një filozofi më vizione pothuaj profetike. Në sensibilizimin e çështjes së Kosovës  orientohej me plot mençuri , “ në mot të lig, tek miku i mire “. Si gjurmues i majave të vlerave, të gjitha këto cilësi më takt dhe maturi diti që t’i sintetizoi në projeksionin e madhe drejt lirisë  dhe themeleve demokratike të shtetësisë së Kosovës.

Thuhet së personalitetet e mëdha historike karakterizohen përmes tri fazave, faza e lavdisë, ajo e kritikes, dhe e rivlerësimit. Ato figura që qëndrojnë me dinjitet nëpër këto tri faza janë figura më cilësi të rralla që mbeten në përjetësinë e mbamendjes së breznive. I tillë ishte Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik i Kosovës, i cili  mbetet një prej figurave të rralla kombëtare dhe shtetërore, gjithsesi i lartësuar në hierarkinë e vlerave universale.