Në mesin e 17 personave që janë arrestuar të martën në Pejë në aksionin e madh ndaj fajdeve është edhe kushëriri i Adem Grabovcit, personazhit të Dosjes së Shefave.
Emrin e tij është Astrit Grabovci.Gazeta ka siguruar dosjen e Prokurorisë sipas së cilës Astrit Grabovci dhe Valon Kastrati akuzohen për veprën penale “Fajde”.
Astrit Grabovci në bashkëkryerje me Valon Kastratin gjatë vitit 2019 në vazhdimësi kanë kontraktuar një shumë të madhe të parave nga një person me inicialet M.I, duke përfituar nga pasuria e tij dhe pa përvoja.
I akuzuari, Astrit Grabovci ka përvetësuar shumën prej 7 mijë eurosh nga i dëmtuari me inicialet M.I. Ndërsa, Valon Kastrati ka marrë shumën prej 5 mijë eurosh nga M.I.