Jetën këtyre tre personave dyshohet se ua morën Qëndrim Shala e Veton Gjoshi, pasi kishin pasur një konflikt të mëparshëm.
Por, tani kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj ata që dyshohet se e kanë kryer këtë vepër kanë vendosur të dorëzohen në Polici.
“Me datë 23.08.2016 në Gjakovë ka ndodhur vrasje e rëndë ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Policia e Kosovës respektivisht sektori rajonal për hetime ne kuadër te DRP Gjakovë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe egzaminimit te provave dhe dëshmive kanë arritur te identifikojnë kryesit e mundshëm te kësaj vepre”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Ata kanë treguar se kjo njësi në vazhdimësi në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe me metodat e tyre është arritur që të dy personat e dyshuar të vet dorëzohej ne polici sot me datë 27.01.2017 ne Sektorin e lartshënuar ne DRP Gjakovë.
“Te dyshuarit janë: V.Gj i lindur 1990 dhe Q. Sh i lindur 1990 te dy shqiptar kosovar Te dy personat e arrestuar me urdhër te Prokurorit te çështjes mbahen e ndalim policor”.
Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi kishin miqësi të ngushtë, që lidhet edhe me marrëdhënien e afërt të babait të Qëndrimit, Brahim Shalës me vëllain e madh të Vetonit, Gjelbrin Gjoshi. Po aq miqësi të afërt, gjithnjë kanë pasur edhe vëllezërit Islamaj nga fshati Madanaj i Gjakovës me Zef Krasniqin.
Dy të rinjtë, të dyshuar për vrasjen, kanë vazhduar deri tani të qëndrojnë në arrati.