Donjeta është Kryetarja e Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, kandidate për deputete dhe ka numrin 42.
Ajo ka mbaruar Master në Ekonomi, auditore e brendshme e çertifikuar.
Donjeta ka një përvojë mbi 10 vjeçare në institucione të ndryshme financiare e poashtu edhe në institucione publike.
Ka qenë këshilltare e Ministrit të Financave, dhe Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.
Angazhimin në LDK e ka filluar që nga viti 2006, qysh në moshën 16 vjeçare në Forumin e Rinisë së LDK-së, për të vazhduar në strukturat tjera deri në ushëheqjen e Degës.
Në vitin 2021 garoi për herë të parë në zgjedhjet lokale dhe morri besimin e qytetarëve të Prishtinës duke u zgjedhur asamblesite ndër më të votuarat.
Në vitin 2023 Dega e Parë e LDK-së në Prishtinë zgjodhi Donjeten Kryetare të Degës, duke bërë keshtu, një revolucion në zgjedhjet e brendshme ku për herë të parë zgjedhet një grua kryetare të degës.
Nga marsi 2024 Donjeta ka qenë Drejtore për Zhvillim Rural në Kryeqytet, tani është kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Mos harroni, numrin 42 duhet ta votoni!